“Po erdhi Edi Rama, na fiku”, dalin përgjimet në SKY ECC mes Avdylit dhe “Rrumit”: S’ta fut njeri ty!

“Po erdhi Edi Rama, na fiku”, dalin përgjimet në SKY ECC mes Avdylit dhe “Rrumit”: S’ta fut njeri ty!

“Po na erdhi ky Rama këtu, s’bëjmë dot shumë dëme se do na fiki”. Ky është një nga mesazhet që Aldo Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos, gjatë bisedës mes tyre për eliminimin e kundërshtarëve në qytetin bregdetar të Durrësit. Këto janë përgjime që disponon SPAK nga aplikacioni SKY ECC në vitin 2020, të cilat janë publikuar së fundmi. Aleksandër Laho i kërkon Aldo Avdylit të eliminojë Lulzim Berishën, Mond Çekiçin dhe në fund Plarent Dervishajn, ndërsa Avdyli në këmbim do të merrte disa prona që “Rrumi i Shijakut” i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme. Kandidimi i Edi Ramës në Durrës, duket se shqetëson Avdylin dhe Rrumin e Shijakut, megjithatë, ata i qëndrojnë planit të tyre. Aldo Avdyli i thotë Rrumit se duhen 10 viktima...