A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

Ishte një skenë që tërhoqi mjaft vëmendjen në Zyrën Ovale ku ishin ulur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai turk, Erdogan në shtator. Trump vlerësoi i ekzaltuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, para gazetarëve: “Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai po bën një punë shumë të mirë në vendin e tij. Është një njeri shumë i respektuar. Të gjithë e respektojnë. Edhe unë e respektoj.” Por në mes të lëvdatave erdhi një kërkesë që përfaqëson një sfidë të madhe ekonomike dhe gjeopolitike për Ankaranë: Trump kërkoi që Erdogan të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Edhe vendet e G7-ës e kanë rritur presionin. Pas një takimi virtual të mërkurën, shtatë vendet kryesore të industrializuara perëndimore – Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia...