Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmet izraelite nuk ndalen, pavarësisht thirrjes së SHBA për armëpushim,15 të vdekur në Gaza
Të paktën 15 palestinezë janë vrarë në Gaza vetëm që nga agimi i së dielës, ndërkohë që forcat izraelite vijojnë bombardimet, pavarësisht thirrjes publike të presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Izraelit që të ndalojë menjëherë ofensivën ushtarake. Situata në terren mbetet katastrofike, teksa delegacionet nga SHBA, Izraeli dhe Hamasi pritet të mblidhen nesër në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, në një përpjekje për të diskutuar një propozim të ri për armëpushim, kanë konfirmuar zyrtarë egjiptianë dhe burime izraelite. 67 palestinezë u vranë vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas autoriteteve spitalore në Gaza. Një sulm ajror në një shtëpi në qytetin e Gazës vrau 17 persona, shumë prej tyre fëmijë, duke e kthyer të shtunën në një nga ditët më të përgjakshme të javëve të fundit. Në...