Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“E kanë parë me BMW të blinduar”/ Si “Rrumi” e ndiqte “këmba këmbës” Plarent Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë
Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedat, një ndër ta edhe ndjekja që i ka bërë Plarent Dervishajt. Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendndodhjen e Plarent Dervishajt, të cilit në bisedë i referohet me emrin Lenti. Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Plarent Dervishaj është në Durrës, dhe se “e kanë parë me një BMW të zezë të blinduar”. Në orën 08:32, Elidon Avdyli i shkruan se sipas tij, “Kili me Dorianin jepnin informacion te Kalëshi duke iu referuar Arbër Mërkurit”. Në vijim të bisedës, i shkruan “Rrumit” për shpalljen në kërkim të Enca Kimçes. Pak minuta më pas Elidon...