Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Ekzekutimi me tritol në Sarandë/ Banorët të tmerruar: Menduam se ishte tërmet…
Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Sarandë ka lënë pas jo vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por edhe trauma tek banorët e zonës. Sot në mëngjes, pronarët e bizneseve pranë vendngjarjes janë marrë me pastrimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa rruga mbeti e bllokuar deri në orët e para të ditës. Banorët, ende të tronditur, shprehen të frikësuar dhe të pasigurt. Shumica nuk pranojnë të flasin përpara kamerës, nga frika e ndonjë pasoje. “Ishte një shpërthim i frikshëm. I njoh ata njerëz. Janë njerëz të mirë, por fëmijët ndonjëherë bëjnë gjëra që nuk të shkon mendja. Mendova se ishte tërmet. Dëmet janë të mëdha, dhe ajo që i ndodhi atij babai ishte tragjike. Nëse djali kishte probleme, pse duhej...