Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
31-vjeçari me armë i iku “Shqiponjave”, përplas 7 makina dhe 1 motor, lëndohen polici dhe gruaja e tij
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë. Raportohet se një 31-vjeçar i armatosur ka përplasur 7 makina dhe një motor, në tentativë për t'i ikur forcave 'Shqiponja', të cilat i kishin bërë shenjë ndalimi në postobllok. Imer Krrashi nuk ndaloi dhe iku me shpejtësi duke shkaktuar aksidentin masiv. Si pasojë e përplasjes, një efektiv Policie dhe bashkëshortja kanë marrë lëndime të lehta. Polici dhe gruaja e tij ndodheshin në motor. Pas ndjekjes intensive u bë ndalimi i automjetit dhe Krrashi është vendosur në pranga. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur edhe arma e zjarrit pistoletë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit...