Kjo është Tirana jonë, ujë me çimento derdhet në Lanë para syve të Policisë

Kjo është Tirana jonë, ujë me çimento derdhet në Lanë para syve të Policisë

Një pamje që flet vetë dhe një paradoks tipik “alla Tiranë”, përballë Drejtorisë së Policisë, aty ku ligji supozohet të jetë më afër se kudo tjetër. Lanës i është ndryshuar ngjyra, jo nga reshjet, por nga uji me çimento që tani derdhet lirshëm prej një ndërtimi pranë ish-Ekspozitës. Pamjet tregojnë qartë rrjedhjen gri, që vjen nga tubat e një kantieri ndërtimi, duke u bashkuar me rrjedhën e Lanës si të ishte ndonjë kanal shkarkimi. Askush nuk duket të ketë vënë re, as policia që ka zyrat vetëm disa metra më tutje. Banorët dhe kalimtarët që e shohin këtë skenë pyesin me të drejtë: kush e ka lidhur tubin me kanalet e Lanës? A ka leje për këtë shkarkim, apo është një tjetër “luks” i atyre...