Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Të majtë e të djathtë të më bashkohen”/ Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen në 9 nëntor. Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj thekson se kjo është një nismë qytetare, e pavarur nga partitë politike dhe e përqendruar te nevojat reale të kryeqytetasve. “Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët, për qytetarët. Asnjë nga ne nuk mund të presë edhe 34 vite të tjera për të parë ndryshimin,” shprehet Binaj në mesazhin e tij. Ai nënvizon se kandidatura e tij nuk ka për qëllim ndarjen e qytetarëve, por bashkimin e tyre për një qëllim të përbashkët, përmirësimin e jetës në Tiranë dhe rikthimin e besimit tek...