Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?
Kohët e fundit, një gjykatë në SHBA e ndaloi bllokimin e fondeve për universitetin elitar të Harvardit. Tani Presidenti amerikan Donald Trump po josh disa nga universitetet më të mira të vendit me grante të mëdha për t’i sjellë ato në linjën e qeverisë. Disa media amerikane raportuan se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar letra nëntë institucioneve kryesore të arsimit të lartë. Me gjasa aty u bëhet thirrje drejtuesve të universiteteve që t’i përmbaheshin disa parimeve të caktuara të qeverisë. Në këmbim universitetet do të merrnin akses preferencial në financimin e kërkimit shkencor dhe përfitime të tjera. Universitetet duhet të ndalojnë çfarë “mund të ndëshkojë, poshtërojë ose edhe të nxisë dhunë kundër ideve konservatore”, citon New York Times nga letra. Krahas kësj bëhet thirrje për një kufizim në numrin e studentëve...