Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin e pengjeve, Presidenti amerikan ju rikthye sërish toneve kërcënuese “Veproni me shpejtësi ose bastet do të anulohen”, shkroi ai në rrjetet sociale. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi më tej se nuk do të toleronte vonesa. “Le ta mbyllim shpejt”, u shpreh ai. Të premten, Trump i dha ultimatum Hamasit të pranonte planin deri të dielën në orën 6 dhe Hamas u përgjigj se pranonte pjesët kryesore të tij, por se kërkonte negociata të mëtejshme për disa pika të veçanta. Pas këtij njoftimi të Hamas, Trump deklaroi se paqja ishte e afërt dhe i kërkoi Izraelit të ndalte bombardimet në Gaza. Por, megjithëse ushtria e Netanjahut...