Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të udhëtonte në Egjipt për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve. “Qëllimi ynë është t’i kufizojmë negociatat vetëm në disa ditë. Trump e bëri të qartë: Ne nuk do të tolerojmë taktika zvarritëse apo shmangie”, tha Netanyahu. Ai shpjegoi se në fazën e parë të planit, Hamasi do të lirojë pengjet, ndërsa ushtria izraelite do të ripozicionohet pasi ende “mban kontrollin e të gjitha zonave dominuese thellë brenda rripit”. Në fazën e dytë, tha ai, “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet. Kjo do të ndodhë ose nëpërmjet rrugës diplomatike sipas planit Trump ose nëpërmjet rrugës ushtarake, por do të arrihet.”...