VIDEO/ Katastrofë nga moti i keq, të paktën 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi e Nepal

VIDEO/ Katastrofë nga moti i keq, të paktën 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi e Nepal

Përmbytje, rrëshqitje toke, stuhi dhe shumë viktimë. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Nepalin dhe Indinë verilindore në 48 orët e fundit  kanë vrarë të paktën 60 persona, kanë lënë shumë të pastrehë dhe kanë shkaktuar dëme të shumta. Këto ngjarje të rënda janë të zakonshme në Azinë Jugore gjatë sezonit të musoneve, midis qershorit dhe shtatorit, por shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i përkeqësojnë ato. Në Nepal, shirat që filluan të premten kanë vrarë të paktën 43 persona, 37 prej tyre në provincën lindore të Ilam, sipas një bilanci të ri të njoftuar nga zëdhënësi i agjencisë kombëtare të menaxhimit të emergjencave, Shanti Mahat. 12 persona të tjerë u plagosën dhe fati i pesë të tjerëve është i panjohur në të gjithë Nepalin,...