Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, plagoset rëndë polici

Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, plagoset rëndë polici

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja. Mësohet se gjatë tentativës për t’iu shmangur policisë ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar. Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.