“Gaza e Vogël”, vitet e padukshme të palestinezëve në Kajro: Nuk do të kthehemi më kurrë!

“Gaza e Vogël”, vitet e padukshme të palestinezëve në Kajro: Nuk do të kthehemi më kurrë!

“Zemra ime është varrosur në qytetin e Gazës. Jetoj, marr frymë dhe ec vetëm për vajzën time 5-vjeçare, Ulya. Ajo është gjithçka që më ka mbetur nga familja”. Kështu e nis rrëfimin e saj Samira, 35 vjeçe, e mbijetuar nga një sulm ajror izraelit më 19 tetor 2023, që i mori jetën burrit të saj, dy binjakëve 2-vjeçarë, prindërve dhe vëllezërve me familjet e tyre. “Isha jashtë me vajzën kur ndodhi sulmi. Na shpëtoi rastësia. Nga binjakët, u gjet vetëm trupi i njërit. Të jenë ndarë edhe në varr, është e padurueshme për mua”, shtoi ajo Samira arriti të largohej nga Gaza në mars të vitit 2024, kur kufijtë u hapën për pak ditë për ata që mund të paguanin agjencinë “Hala”: 5 mijë dollarë për...