Elbasan – Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet me kokainë dhe peshore elektronike, në pranga 35-vjeçari

Elbasan – Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet me kokainë dhe peshore elektronike, në pranga 35-vjeçari

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të një 35-vjeçari në Elbasan, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë pas konstatimit se shtetasi A. K., 35 vjeç, kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin gjyqësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë si dhe një peshore elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për ndarjen dhe tregtimin e drogës. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...