Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Eventi që po bën bujë: darkë me nënën e Lamine Yamal kundrejt pagesës
Sheila Eban, nëna e talentit të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike pasi ka vendosur të organizojë një event gala ku fansat mund të paguajnë për të darkuar me të. Vetëm 18 vjeç, Yamal është bërë një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror falë paraqitjeve mbresëlënëse, dhe duket se familja e tij po shfrytëzon këtë popullaritet. Sipas “DailyMail”, platforma Eventbrite ka publikuar njoftimin për një mbrëmje festive të organizuar nga “JEN C Events”, ku Sheila Eban do të jetë e ftuara speciale. “Përgatituni për t’u takuar me Sheila Eban, nënën e Lamine Yamal, njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, në festën ekskluzive të Krishtlindjeve”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes. Eventi do të zhvillohet më...