Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhunuan me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen 2 kushërinjtë në Lushnjë
Policia ka ndaluar dy persona, kushërinj, të cilët dyshohen se kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Gafurr Muço” dhe pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë thonë se kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar. “Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen ‘Gafurr Muço’, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.”, bën me dije policia. Më pas në njoftim thuhet se në përfundim të hetimeve paraprake, “specialistët për...