Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 51-vjeçari në Mirditë

Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 51-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka goditur këtë të dielë, 5 tetor, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit të gjerë antikanabis të koduar “Koordinata”, që po vijon në të gjithë vendin. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në territorin e fshatit Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis sativa, ndërsa u arrestua në flagrancë Gj. P., 51 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Sipas Policisë, i arrestuari u kap në momentin që po kujdesej për bimët e paligjshme. “Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër...