Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“700 gram kanabis”, tre të rinj bien në pranga në Kamëz
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Collaboration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u bazua në informacionet e siguruara në rrugë operative, sipas të cilave tre të rinj po përgatiteshin të shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kamzës. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre të rinjve: -S. C., 22 vjeç -R. Gj., 22 vjeç -Një shtetas i mitur, 17 vjeç Të dyshuarit u ndaluan në rrugën “Azem Galica” në Kamëz, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se do të shitej në këtë zonë. Nga hetimet paraprake ka...