Ukraina akuza Kinës: Po i jep Rusisë informacione nga inteligjenca mbi objektivat brenda territorit tonë

Ukraina akuza Kinës: Po i jep Rusisë informacione nga inteligjenca mbi objektivat brenda territorit tonë

Kina po i jep informacione të inteligjencës Rusisë për të ndihmuar në kryerjen e sulmeve më të sakta me raketa në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase. Oleh Alexandrov, zyrtar në Agjencinë e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, i tha agjencisë shtetërore Ukrinform se Kina po i kalon Rusisë të dhëna satelitore mbi objektiva, përfshirë edhe ato që kanë përfituar nga investime të huaja. “Ka prova për një nivel të lartë bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës në kryerjen e zbulimeve satelitore mbi territorin e Ukrainës, për të identifikuar dhe më pas analizuar objektiva strategjikë për t’u goditur,” tha ai. “Siç kemi parë muajt e fundit, këto objekte mund të jenë pronë e investitorëve të huaj.” Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan...