Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshohet se është aktivizuar me telekomandë/ Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt, mbërrijnë nga Tirana ekspertët për të…
Një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol të mbrëmjes së djeshme ku mbeti viktimë Isuf Jaçaj. Sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.