Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”/ Denoncimi i PD, ndaj qeverisë: Rrëmbehen pronat e qytetarëve
Partia Demokratike ka denoncuar një rast ku pretendojnë se është shkelur e drejta e pronës nga ana e Bashkisë Kamëz. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Genta Vangjeli ka bërë të ditur shqetësimin e ngritur nga qytetari Xhemal Agolli, i cili, ndonëse posedon certifikatën e pronësisë dhe dokumentacionin zyrtar kadastral, është përballur me një rast ku Bashkia Kamëz, pretendon pronësinë mbi tokën e tij. Deklarata e plotë: Xhemal Agolli ju drejtua PD për të sjellë zë për pretendimin e tij lidhur me mohimin e të drejtës së pronës nga bashkia Kamëz. Zotëria si pronar i ligjshëm i pajisur me certifikatë pronësie dhe planin e rilevimit sipas hartës kadastrale referente, denoncoi përballjen e tij me një akt arbitrar të Bashkisë Kamëz, e cila ka vendosur...