Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, Manastirliu i tregon Ramës reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës
Gjatë episodit të fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me kandidaten për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ku ndër të tjera u ndal edhe te reagimi i familjes së saj pas shpalljes së kandidaturës në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama pyeti Manastirliun për mënyrën se si e kishte pritur lajmin “familja e vogël”, ndërsa kjo e fundit rrëfeu se fëmijët e kishin komentuar me habi faktin që nuk ishin njoftuar më herët, ndërsa bashkëshorti kishte reaguar me një bisedë të vonuar dhe reflektive. “Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi rast që, nuk e di...