“Flasim”/ “Në shkollë me frikë e libra në qese plastike”, Ogerta Manastirliu rrëfen adoleshencën në vitin 1997

“Flasim”/ “Në shkollë me frikë e libra në qese plastike”, Ogerta Manastirliu rrëfen adoleshencën në vitin 1997

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, kandidatja për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, rrëfeu përjetimet e saj si adoleshente gjatë vitit 1997, një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. “Mbaj mend ’97-ën: ishte, për të gjithë ne, për të gjithë brezin tonë, një moment i vështirë i historisë së Shqipërisë, por edhe një traumë e shoqërisë që na ka shenjuar si brez,” tha Manastirliu. Ajo kujtoi se siguria ishte thuajse zero dhe frika ishte pjesë e përditshmërisë: “Shkonim në shkollë me qese plastike dhe librat i fusnim aty, se mund të kishte një armë brenda. Ishte diçka e zakonshme në atë periudhë.” Megjithatë, mes frikës dhe dhunës, Manastirliu theksoi rolin e jashtëzakonshëm që mësuesit kishin në mbajtjen gjallë të...