Atentati me tritol ndaj 58-vjeçarit në Sarandë, forcat xheniere vijojnë kontrollet/ Raportohet për dëme të shumta materiale tek fqinjët

Atentati me tritol ndaj 58-vjeçarit në Sarandë, forcat xheniere vijojnë kontrollet/ Raportohet për dëme të shumta materiale tek fqinjët

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes. Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese. Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëm te shumta materiale është tek fqinjët. Policia e Sarandës po heton çdo detaj, po ashtu dhe kamerat e sigurisë janë duke u marrë nga ekspertët e policisë. Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një...