Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

Momente nga arrestimi i Lucas Betancur në Kolumbi KOLUMBI- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e përbashkët të Policisë së Tiranës, Europol-it dhe autoriteteve në Kolumbi për goditjen e grupit që trafikonin vajza në Shqipëri nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Autoritetet kolumbiane kanë gjetur në banesën e Lucas Betancur dhe babait të tij, i cili cilësohet si kreu i këtij grupi kriminal, kode të Bitcoin-it dhe fatura të shumta të transfertave të parave, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit. Ky aktivitet ushtrohej edhe në Tiranë, ku janë zbuluar disa banesa dhe hotele që përdoreshin për prostitucion për vajzat kolumbiane. Sipas burimeve, mësohet se një nga të arrestuarit është Mirel Shperdheja, pronar i një agjencie të...