Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Flet eksperti i sigurisë rrugore: Monopatinat të njihen si mjete, drejtuesit të kryejnë kurs disaditor
Marseda Qefalia/ Qarkullimi me monopatina në Tiranë prej disa kohësh është normalitet pasi i gjen në çdo rrugë. Shtimi i përdoruesve të këtyre mjeteve elektrike për të lëvizur, ka shtuar edhe rreziqet që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit prej drejtuesve të tyre. Nga një vëzhgim nëpër rrugët e kryeqytetit shihet se shumë përdorues të monopatinave nuk respektojnë korsitë e dedikuara për to dhe shpesh lëvizin në trotuar apo në korsitë e automjeteve, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) shprehet se futja në qarkullim e monopatinave vitet e fundit, ka krijuar problematika jo të vogla në sigurinë rrugore. “Ato kanë krijuar një qarkullim kaotik, jo normal, të pasigurtë për ata që...