Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Witkoff dhe Kushner drejt Egjiptit për të diskutuar për Gazën, Trump: Jemi shumë afër marrëveshjes!
Dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner dhe i dërguari i lartë amerikan Steve Witkoff janë nisur drejt Egjiptit për të nisur negociatat për një armëpushim për Gazën. Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu shpresën se do të mund të kthente në shtëpi të gjithë pengjet e mbetura në ditët në vijim. Kushner dhe Witkoff po shkojnë në Egjipt për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm, një ditë pasi Hamasi deklaroi se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të Trump-it, për të përfunduar luftën dyvjeçare. Të hënën, Egjipti do të presë delegacione nga Izraeli dhe Hamasi për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelitë me të...