Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Veliaj u mor nga zyra pa gjyq”, Rama në podcast me Manastirliun: Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë Tiranë
Erion Veliaj vijon betejën e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithatë, kjo nuk i ndali presidentin Bajram Begaj që të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet, ndërsa kryeministri Edi Rama nisi fushatën në mbështetje të kandidates së PS, Ogerta Manastirliu. Manastirliu gjithashtu hapi sezonin e pestë të podkastit ‘Flasim’, një produksion i kryeministrit Rama, i cili u rikthye në transmetim sot. “Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”, e nisi kryeministri prezantimin e saj. Në një deklaratë të fortë, Rama theksoi se Tirana nuk mund të presë më për një kryetar bashkie, duke iu referuar situatës së krijuar pas arrestimit të Veliajt dhe qëndrimit të tij në paraburgim për 8 muaj, një proces...