Nga fëmijëria në prapaskenat e TOB, tek rrugëtimi në politikë/ Manastirliu në “Flasim”: Familja, forca ime më e madhe

Nga fëmijëria në prapaskenat e TOB, tek rrugëtimi në politikë/ Manastirliu në “Flasim”: Familja, forca ime më e madhe

Në podcastin “Flasim” me kryeministri Edi Rama , kandidatja e PS për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, ndau një pjesë të jetës së saj personale. Ajo theksoi se kjo harmoni familjare ka ndikuar në formimin e saj dhe në zhvillimin e ndjeshmërisë artistike. “Kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase. Dy prindërit e mi: mamaja valltare në Ansamblin e Operës dhe Baletit, babai ushtarak, dhe me vëllain. Në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta, diametralisht edhe për shkak të profesioneve të tyre, të mamit dhe babit. Por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm edhe me shumë njerëz përreth. Në fëmijërinë time kujtoj se një kohë të madhe e kam shpenzuar në...