Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ministrja me 6 gishta’, Rama pas talljes me deklaratat e Trump: Shyqyr që e shpikëm, ka bërë për imazhin e Shqipërisë…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare falë emërimit të ministres së parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Sipas Ramës, zyrat e tij janë përmbytur nga kërkesa për intervista dhe interesimi ndërkombëtar ka qenë i jashtëzakonshëm. “Nuk mbaj mend kur kërkesat për intervista drejt zyrës sime të kenë qenë kaq të panumërta. Nuk ka pasur një tjetër lajm nga Shqipëria që të kapë kaq fort të gjitha antenat dhe faqet e planetit,” tha Kryeministri në Podcastin e tij “Flasim”. Pra u kuptua se pse u shpik Diella. Të majtët e kanë në gjak propagandën dhe shpikja e Diellës herë më 5 e here me 6 gishta ka qene pikërisht për këtë qëllim. Që mediat ti kërkojnë intervista pronarit...