Aksidenti në aksin Kosmaç-Vau i Dejës/ Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin, u plagos rëndë

Aksidenti në aksin Kosmaç-Vau i Dejës/ Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin, u plagos rëndë

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 17-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident rugor me makinën që drejtonte. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kosmaç-Vau i Dejës, ndërsa policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rrethanat dhe përgjegjësinë e ngjarjes. Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedim penal ndaj një të mituri 17-vjeç, i cili dyshohet se drejtonte automjetin që doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi 17-vjeçar, i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në...