Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Guardiola më dha filozofinë e lojës së bukur”, Silvinjo flet për trajnerët me të cilët ka punuar: Premtoj se do t’i ftoj në Tiranë
Silvinjo ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe për përvojën e jashtëzakonshme që po përjeton te Shqipëria. Trajneri i Kombëtares e ndjen veten me fat që ka punuar me disa nga më të mirët e këtij sporti, si Guardiola, Venger, Rajkard, Mançini e Tite. Ai shprehet se ka arritur të mësojë diçka të vlefshme nga secili prej tyre. Gjithashtu është shprehur se ndëshiron që një ditë të sjellë në Tiranë Mançinin dhe Titen. “Kam qenë me fat. Si lojtar kam punuar me Vengerin, Guardiolën, apo Rajkardin. Si pjesë e stafit kam punuar me Mançinin për 2 vite te Interi, kam mësuar shumë prej tij. E më pas me Titen për 3 vite në Kombëtaren...