Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U ekzekutua me tritol/ Viktima është babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje
Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025. Vrasja e 58-vjecarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes, pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg. Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë...