Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentat me tritol në Sarandë! Vritet babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik
Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës, duke i marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, ku një automjet tip Toyota është hedhur në erë me lëndë eksplozive. Sipas informacionit zyrtar nga Policia, eksplozivi ishte vendosur në automjetin në pronësi të Isuf Jacajt, i cili ndodhej në mjet në momentin e shpërthimit dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije se Isuf Jacaj është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës shtetasit Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj nga Kamza. Shpërthimi ka...