Gjenden molekula organike në një nga hënat e Saturnit

Gjenden molekula organike në një nga hënat e Saturnit

Molekulat e mëdha organike qe përbëjnë bazën e jetës vijnë nga një oqean misterioz i fshehur nën akullin e Encelados, një nga hënat më interesante të Saturnit. Gjurmët e tyre janë identifikuar falë një analize të re të të dhënave nga misioni ”Cassini”, i përfunduar në vitin 2017 dhe i kryer nga NASA, Agjencia Hapësinore Evropiane dhe Agjencia Hapësinore Italiane. Botuar në revistën ”Nature Astronomy”, hulumtimi u koordinua nga Nozair Khawaja i Universitetit të Lirë të Berlinit. I vëzhguar për herë të parë nga afër në vitin 1980 nga sonda ”Voyager 2”, Encelado ka qenë në qendër të interesit shkencor për vite me radhë sepse oqeani i tij i fshehur nën akull besohet se ka të gjitha kushtet e nevojshme për shfaqjen e jetës. Me...