Protestuesit sulmojnë pallatin presidencial, përplasje pas zgjedhjeve në Gjeorgji

Protestuesit sulmojnë pallatin presidencial, përplasje pas zgjedhjeve në Gjeorgji

Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve që kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi. Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane në ditën e zgjedhjeve lokale. Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Protesta nuk janë mbajtur në muajt e fundit. Turmat kanë nisur të mblidhen pak pasi ka nisur procesi i votimit më 4 tetor, dhe disa organizatorë kanë thënë se qëllimi tyre është “përmbysja paqësore e Qeverisë”. Mirëpo, rreth orës 19:00 ata...