Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet me tritol në makinë Isuf Jaçaj, i biri i përfshirë në plagosjen e dyfishtë në korrik
Isuf Jaçaj SARANDË-Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e djeshme Sarndën, ku viktimë mbeti 58-vjeçari, Isuf Jaçaj. Lënda eksploziv shpërtheu në një automjet, në cilin brenda ndodhej 58-vjeçari, i cili humbi jetën menjëherë pas shpërthimit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Vrasja e 58-vjecarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes. Pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës. Më 17 korrik,...