Gara për Tiranën/ Hasimja dhe Haçkaj shpallin kandidaturën, të gatshëm të përballen me Manastirliun

Gara për Tiranën/ Hasimja dhe Haçkaj shpallin kandidaturën, të gatshëm të përballen me Manastirliun

Ermal Hasimja ka njoftuar publikisht se pranon të kandidojë për bashkinë Tiranë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën. “Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së...