Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Atentat me tritol në Sarandë, vritet në automjet 58-vjeçari Isuf Jaçaj
Atentat me tritol në Sarandë, vritet në automjet 58-vjeçari Isuf Jaçaj Një 58-vjeçar mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës. Një mjet u hodh në erë më tritol, ndërsa 58-vjeçari Isuf Jaçaj që ishte brenda në makinë humbi jetën menjëherë pas shpërthimit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Shpërthimi tronditi qytetin bregdetar, ndërsa Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Pamjet nga vendi i ngjarjes dallojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar në makinë nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa...