Shpërthim i fortë në Sarandë, automjeti hidhet në erë me një person brenda

Shpërthim i fortë në Sarandë, automjeti hidhet në erë me një person brenda

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku si pasojë e shpërthimit është shkatërruar një automjet tip fuoristradë. Policia, e cila ndodhet me forca të shumta në vendngjarje, ka konfirmuar se brenda mjetit është gjetur një trup i pajetë. Viktima është identifikuar si Jusuf Jaçe. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale edhe në disa biznese përreth si dhe në një automjet tjetër të parkuar pranë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se...