Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania “nuk i beson” BE-së, kërkon shtrëngimin e emigracionit, samit në Mynih
Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt e ka kthyer në prioritet të tij kufizimin e emigracionit. Ai nuk i beson shumë për këtë BE-së, prandaj ka ftuar disa homologë të tij për bisedime në Mynih. Sipas dikasterit që ai drejton ky është vetëm një “takim pune” dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare. Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, pohon Dobrindti. Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha ai për “Münchner Merkur”. Ata duhet të vendosen sa më afër vendeve të tyre të origjinës. Për qendra të tilla po punohet tashmë në nivelin e BE-së, por ministri Dobrindt nuk është i kënaqur dhe tha se nuk...