Pete Hegseth shkarkon shefin e Shtabit të Marinës Amerikane

Pete Hegseth shkarkon shefin e Shtabit të Marinës Amerikane

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ka shkarkuar papritur shefin e Shtabit të Marinës së SHBA-ve, Jon Harrison, një lëvizje që shihet si përpjekje e administratës Trump për të riformatuar udhëheqjen ushtarake dhe strukturën e Pentagonit. Një shkarkim i papritur me tone politike Harrison, i emëruar në janar, ka qenë figurë kyçe në ndryshimet e gjera që u bënë në zyrat e politikave dhe buxhetimit të marinës amerikane. Ai ka punuar ngushtë me John Phelan, një donator i madh i presidentit Trump, i cili mori detyrën e Sekretarit të Marinës në mars. Dyshja kishin tentuar të kufizonin ndikimin e nënsekretarit të Marinës, post që tradicionalisht luan rol qendror në menaxhimin e buxhetit të kësaj dege ushtarake. Pentagoni konfirmoi largimin e Harrison përmes një deklarate për...