Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partia “Mundësia”: Kandidati i përbashkët i opozitës, shpresë për fitoren në Tiranë
Barbara Doda, nënkryetarja e partisë “Mundësia”, e cilësoi si një zhvillim shumë pozitiv faktin që sipas saj PD ka pranuar të zgjedhë një kandidat të pavarur dhe të pranuar nga të gjitha partitë opozitare për Bashkinë e Tiranës. Sipas saj, propozimi i partisë “Mundësia” për kandidat të përbashkët është pranuar nga PD-ja, duke shënuar “rastin e parë në shumë vite që opozita po bashkohet rreth një parimi. Është një lajm shumë i mirë për qytetarët e Tiranës.” “Nuk bëhet fjalë për koalicion apo aleancë, por për të gjetur një zgjidhje për qytetarët e Tiranës. Ne kemi propozuar një kandidat të përbashkët që të jetë mbi partitë politike,” tha Doda. Doda bëri të ditur se tani opozita është në fazën për të gjetur kandidatin e përbashkët,...