Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salah, gati të shpenzojë 150 milionë euro për yllin francez

Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salah, gati të shpenzojë 150 milionë euro për yllin francez

4 Tetor 2025 21:32 Telesport Edhe pse shpenzoi mbi 500 milionë euro në merkaton e fundit, Liverpool duket se ende do vazhdojë me këtë “çmenduri”, duke bërë transferime të bujshme edhe në merkatot e ardhshme në vijim. Mediat angleze raportojnë se Liverpool ka piketuar që tani zëvendësuesin ideal të Mohamed Salah. Egjiptianit i skadon kontrata në qershor të vitit 2027, ndaj dhe drejtuesit e klubit të kuq kanë filluar nga lëvizjet që tani për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas raportimeve të ndryshme, objektivi i madh i Liverpool për të zëvendësuar Salah është Michael Olise i Bayern. Francezi po shkëlqen te bavarezët, në sezonin e tij të parë pas transferimit nga Crystal Palace për 55 milionë euro, shënoi 20 gola dhe dha 23 asiste....