Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjeorgjia përfshihet nga protestat/ Turma përplaset me policinë para pallatit presidencial
Kryeqyteti gjeorgjian u përfshi nga protesta të dhunshme, ndërsa mijëra qytetarë dolën në rrugët e Tbilisit për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe politikën e qeverisë. Policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj piperi për të shpërndarë turmat që po tentonin të hynin në Pallatin Presidencial. Të paktën 35 persona janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur lehtë, përfshirë edhe gazetarë në terren. Protestuesit e akuzojnë partinë që ka shumicën në qeveri “Georgian Dream” për shtypje të lirive demokratike dhe afrim me Rusinë. Kjo vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet deklaruan se nuk do të vijojnë më përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian deri pas vitit 2028. Ndërkohë, partia në pushtet pretendon se ka fituar në të gjitha komunat e vendit,...