KLSH zbardh krizën në Shëndetësi: Mungesë barnash jetike, ilaçe të skaduara dhe abuzime në sistemin farmaceutik

KLSH zbardh krizën në Shëndetësi: Mungesë barnash jetike, ilaçe të skaduara dhe abuzime në sistemin farmaceutik

foto ilustruese TIRANË- Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar një krizë serioze në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi një sërë shkeljesh dhe neglizhencash institucionale që vënë në rrezik jetën e mijëra qytetarëve. Sipas raportit, nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në vend, 116 prej tyre, ose 46%, nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës janar 2021 deri në mars 2025, thuajse gjysma e ilaçeve të listuara si të vlefshme për përdorim në luftën kundër kancerit nuk kanë qenë asnjëherë të aksesueshme për pacientët shqiptarë. Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se për 39 prej këtyre barnave, të përfshira në listën e rimbursueshme për vitin 2024, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të...