Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosovë-Serbi, njohje reciproke e jo shkëmbim territoresh/ Senatorët: Amendament Kongresit të SHBA
Senatorët amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i paraqitën Kongresit amerikan një amendament përmes të cilit kërkohet njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa refuzohet kategorikisht politika që mbështet shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”, nënvizohet në amendamentin në fjalë. Teksti mban datën 6 shtator, pra përpara se SHBA të pezullonte Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, por u bë publik tani. Ai i bën po ashtu thirrje qeverisë amerikane që të vendosë dialogë strategjik me të dyja vendet pasi ato të kenë shfaqur angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Amendamenti është pjesë e një projektligji, i...