Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Firma Gjoka “harroi” sistemin e mbrojtjes nga zjarri në tunelin e Skarficës, tender i ri 800 mijë euro
Skandalet e punëve publike s’kanë fund në Shqipëri, ku veprat ndërtohen, riparohen pas përurimit apo ribëhen nga e para. I tillë është edhe ndërtimi i tunelit të Skarficës, pjesë e rrugës së re Kardhiq–Delvinë, një rrugë e nisur vite më parë dhe e përuruar në vitin 2022, pas një kalvari të gjatë tenderësh dhe ankimimesh. Tenderi i lotit 7 ka qenë më i debatuari, madje çështja ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, ku ish-drejtoresha e Rrugëve Sonila Qato është marrë e pandehur për shpërdorim detyre. Ajo dyshohet se favorizoi një kompani në dëm të firmës “Gjoka”, por pas ankimimeve firma që bën tunelet në Shqipëri e fitoi garën dhe vlerën prej rreth 20 milionë eurosh. Faksimile: Tenderi i ri i hapur nga ARRSH për instalimet...