Berisha nuk dha asnjë emër për Tiranën/ Dash Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Berisha nuk dha asnjë emër për Tiranën/ Dash Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Dash Sula ka reaguar në lidhje me procesin që po zhvillon Partia Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, në 6 bashki të vendit. Ai shkruan se “lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet”, teksa shtjellon të gjithë arsyetimin e tij për zgjedhjen e demokratëve. “Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet! Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria civile. De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet. Unë jam nga ata që mbroj tezën që Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja. Kujdes, Partia Demokratike po them. Të marrësh...